×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia në Hamburg, shkon në katër numri i të vdekurve

    Insajderi
    30 October 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën katër punëtorë kanë vdekur si pasojë e një incidenti të rëndë në Hamburg të Gjermanisë.

    Siç raporton medium gjerman Frankfurter Rundschau, është bërë e ditur se në aksident kanë humbur jetën gjithsej katër persona, përcjell Gazeta Insajderi.

    Personi i zhdukur më parë u gjet i pajetë nën rrënoja.

    Jeta e një tjetër punëtori është ende në rrezik.

    Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin për punëtorët që mund të kenë mbetur nën rrënoja në boshtin e ashensorit pas incidentit në Hamburg të Gjermanisë.

    Raportohet se skelat janë shembur në një kantier të madh ndërtimi.

    Incidenti ndodhi në pjesën jugore të kantierit.

    Sipas informacioneve rreth 1 mijë e 300 deri në 1 mijë e 500 punëtorë ndodheshin në ndërtesë në momentin e aksidentit. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark