
Gazetari Emrulla Çegrani ka komentuar detaje nga tragjedia me të paktën 59 viktima në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Ai tha Euronews Albania se për momentin janë arrestuar 15 persona nga 20 të dyshuar, ndërsa theksoi se ndodhet në arrati pronari kryesor i diskotekës në të cilën humbën jetën 59 të rinj ndërsa janë e qindra të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në masën e të dyshuarve përfshihen 20, nga ë cilët 15 janë të arrestuar. Pronari kryesor i diskotekës është në arrati ndërsa i arrestuar është djali i tij. Në mesin e të arrestuarve është sekretarja e ministrisë së ekonomisë në Maqedoninë e Veriut dhe zyrtari Bekim Maksuti, të cilët janë të arrestuar, ndërsa për dhënien e licencës së falsifikuar është ish-ministri Bekteshi”, ka thënë ai.