×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia në Turqi, ka aq shume të vdekur sa nuk po i varrosin dot (FOTO LAJM)

    Insajderi
    10 February 2023 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese të mëngjesit të së hënës në juglindje të Turqisë dhe veri të Sirisë ka kaluar tashmë 22,300.

    Sipas të dhënave zyrtare në Turqi janë vrarë 18,991 persona ndërsa në Siri 3,377.

    Shpresat për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja po shuhen.

    Që prej ditës së hënë në Turqi po kryhen varrime masive, për shkak të numrit të madh të të vdekurve.

    Ndërkohë autoritetet puojnë për hapjen të tjera vendesh për varre, pasi parashikohet që numri i viktimave të rritet nga momenti në moment.

    Pamjet nga varret masive janë pikëlluese.

    Ritualet fetare dhe varrosjet kryhen nën hijen e tërmetit, ndërsa viktimat transportohen drejt varrezave autoambulanca dhe mjete funerali.

    Trupat e viktimave merren me thase nga oborri i xhamisë për tu transportuar me kamion te varrezat, secla viktimë me informacionet përkatëse mosha, emri, adresa.

    Nga ana e tij, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit të së hënës nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar.

    Erdogan është përballur me kritika nga të mbijetuarit për një numër të pamjaftueshëm të shpëtimtarëve dhe ndihmave humanitare që janë dërguar në ditët e para pas tërmetit.

    Duke folur me gazetarët në qytetin jugor Adiyaman, i cili gjithashtu u godit nga tërmeti, ai tha në komentet e cituara nga AFP: “Aq shumë ndërtesa u dëmtuan sa për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të përshpejtonim ndërhyrjet tona aq shpejt sa kishim dëshiruar.”

    Ai tha gjithashtu se disa njerëz po plaçkisnin tregjet dhe sulmonin bizneset.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark