×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjike: Vozitësin e zë gjumi, 14 të vdekur e 30 të lënduar nga aksidenti i autobusit në Tajlandë

    Insajderi
    05 December 2023 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën 14 persona kanë vdekur në një aksident autobusi pasi shoferin dyshohet se e ka zënë gjumi në timon.

    Më shumë se 30 të tjerë u plagosën në përplasjen në Tajlandë herët në mëngjes.

    Autobusi po shkonte në jug nga kryeqyteti Bangkok kur doli nga rruga dhe u përplas në një pemë në provincën Prachuap Khiri Khan.

    Në bordin e autobusit, i cili do të shkonte në provincën Songkhla, ishin total 49 persona.

    Ai goditi një pemë pranë Parkut Kombëtar Hat Ëanakorn, tha një oficer i policisë lokale.

    “Ne supozojmë se shoferi mund të ketë rënë në gjumë”, tha koloneli i policisë Weerapat Ketesa, mbikëqyrësi i stacionit të policisë Huay Yang.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark