×
  • Lajme
  • Lajme

    Trajkoviq për Listën Serbe: Po kundërshtojnë targat por betohen me Kushtetutë të Kosovës

    Insajderi
    17 November 2022 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Lista Serbe” që drejtohet nga Goran Rakiq e që vepron me direktiva direkte të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq është vënë në një sulm frontal kundër politikanes serbe, Rada Trajkoviq, pasi kjo e fundit ka shprehur gatishmërinë për t’u futur në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas daljes së dhjetë deputetëve serbë.

    Në këtë luftë të tyre kundër Trajkoviq, “Lista Serbe” ka vendosur që të dërgojë emrat e tjerë që do të zëvendësojnë deputetët paraprak të tyre.

    Kjo gjë ka nxitur reagimin e Trajkoviq pasi deputetët serbë janë betuar për të mbrojtur integritetin territorial dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

    Trajkoviq ka thënë se veprimet e “Srpskas” janë kontradiktore meqë betohen nën Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërkohë iu pengon vendimi për targat.

    “Por targat e makinave RKS të Kosovës janë aty ku vendosin kufirin: ato janë ‘të papranueshme’ për ta. Strategji e çuditshme dhe kontradiktore”, ka shkruar Trajkoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark