×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trajkoviqit i rëndohet gjendja dhe transferohet në Prokuple

    Insajderi
    16 December 2022 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Nenad Rashiq, është dërguar në spital me autoambulancë pas shëndeti i saj është përkeqësuar.

    “Mami sapo është transferuar me ambulancë në Prokuple (Serbi), pasi shëndeti i saj është përkeqësuar papritur”, thuhet në “Twitter”-in e politikanes Rada Trajkoviqit në të cilinë ka shkruar e bija e saj.

    “Ekzaminimi tregon shenja të hershme të pneumonisë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe do t’ju mbajmë të përditësuar për statusin e saj”, ka shkruar vajza e saj.

    Kujtojmë se Rada Trajkoviq është ndaluar dje nga policia serbe në vendkalimin kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që nga mbrëmë nuk i është lejuar të hyjë në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark