×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trajneri i Antwerp flet para ndeshjes me Dritën/ Një lojë 100% e vështirë, por nuk do të jem nervoz

    Insajderi
    25 July 2022 - 19:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Antwerpit, Mark van Bommel, ka thënë se ndaj Dritës do të jetë e vështirë, por që beson se skuadra e tij do të kualifikohet tutje.

    45-vjeçari pastaj foli për përballjen e ardhshme me Dritën, ku theksoi se në Kosovë do të udhëtojnë me besim të plotë.

    “Ndeshja e kthimit kundër Dritës do të jetë një lojë 100% e vështirë dhe e kuptoj se edhe atje është tridhjetë gradë. Ne nuk jemi prapa, është vetëm 0:0. Unë jam gjithmonë nervoz para një ndeshjeje, por nuk do të jem para kësaj. Besoj se jemi gati për këtë ndeshje”, tha Mark van Bommel.

    Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Antwerpit do të zhvillohet të enjten e 28 korrikut, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultatin 0:0.

    Skuadra fituese do të kalojë për në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark