Insajderi
Sport

Trajneri i Austrisë me kritika për fushën në “Fadil Vokrri”: Është e pakuptimtë, kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur

Insajderi
03 October 2026 - 14:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trajneri i Austrisë me kritika për fushën në “Fadil Vokrri”: Është e pakuptimtë, kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ditë para përballjes me Kosovën në Ligën e Kombeve, trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka folur edhe për kushtet e stadiumit “Fadil Vokrri”, duke shprehur pakënaqësi me gjendjen e fushës në Prishtinë.

Në konferencën për media para ndeshjes, gjermani e ka krahasuar fushën e Prishtinës me atë në Vjenë, ku Austria luajti në ndeshjen e kaluar ndaj Kosovës.

“Është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren të freskët, të sapo rinovuar. Në Prishtinë kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur. Është e pakuptimtë. Moti është i mirë dhe terreni duhej të ishte në nivel”, ka deklaruar Rangnick.

Austria e mposhti Kosovën 3-1 në përballjen e zhvilluar në Vjenë, ndërsa të dielën të dyja skuadrat do të përballen sërish, kësaj radhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Rangnick ka kërkuar nga skuadra e tij përqendrim maksimal, ndërsa austriakët synojnë të marrin rezultat pozitiv në Prishtinë dhe të vazhdojnë garën në Grupin B4 me objektivin për të mbetur në krye të grupit.

Përballja Kosovë–Austri zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark