×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Beshiktashit vlerëson lartë Tiranën: Janë skuadër që luajnë mirë në kundërsulm!

    Insajderi
    26 July 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të enjten, Tirana do të zbresë në Vodafone Arena, stadiumin e gjigandëve turq të Besiktas për ndeshjen e raundit të dytë në Conference League. Bardheblutë i pret një nga ato misione që mund të konsiderohet si të pamundur, mirëpo në radhët e turqve nuk ia lejojnë vetes të nëvlerësojnë kundërshtarin dhe në konferencën për shtyp, trajneri i mirënjohur Senol Gunes vlerësoi kryeqytetasit.

    Gunes u shpreh se Tirana është një skuadër e organizuar në mbrojtje dhe që luan mirë në kundërsulm, ndërsa shtoi se bardheblutë duket sikur luajnë më mirë në transfertë se në shtëpi.

    “Luajmë ndeshjen e parë zyrtare për këtë sezon, është një ndeshje shumë e rëndësishme. Por, ne nuk bëjmë ndarje mes skuadrave të mëdha apo të vogla. Te Tirana ka disa lojtarë që i njohim, di që ata luajnë shumë mirë në kundërsulm. Janë një skuadër e organizuar në mbrojtje dhe në atë repart lojtarët kuptohen mirë me njëri-tjetrin.

    Në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Batumi po humbnin 0-1, por qëndruan në lojë dhe në fund barazuan. Pastaj shkuan në transfertë dhe fituan, më duket sikur janë një skuadër që përshtatet më mirë në transfertë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne kemi forcë, besim dhe kualitet, duam të fitojmë në të dyja ndeshjet”, u shpreh Gunes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark