Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ka kritikuar ashpër UEFA-n, pas vendimit për të përfunduar ndeshjen ndaj Finlandës disa minuta pasi ylli të ekipit, Christian Eriksen i ra atak kardiak.
Fillimisht u njoftua nga UEFA se skuadrat do të dalin në fushë me dëshirën e tyre, por më vonë u kuptua që nuk kishte qënë kështu.
Hjulmand tha se ironia është se nëse ke një rast me COVID-19 ndeshja mund të shtyhet 48 orë, ndërsa nëse ke arrest kardiak jo.
“Vendimi më i mirë do të kishte qenë të fusnim lojtarët në autobus dhe t’i dërgonim në shtëpi dhe të merreshim me këtë gjë pastaj”, tha ai.
“Me COVID-19 është e mundur të shtyhet ndeshja për 48 orë. Por me arrest kardiak mesa duket jo. Mendoj që është gabim, ju nuk gjeni lidership të mirë në protokolle”, deklaroi Hjulmand.