Në xhiron e dytë të Grupit C të Ligës së Konferencës, Dinamo e Zagrebit humbi me rezultat 2:0 nga Ballkani në Prishtinë dhe përjetoi një nga humbjet më të turpshme në historinë e saj, shkruan mediumi kroat “Index.hr”.
“E përgëzoj Ballkanin për fitoren e merituar. Sot ata bënë atë që doja unë. Ne provuam diçka me ndryshime, por nuk funksionoi. I kërkoj falje të gjithë tifozëve të Dinamos që nuk e meritojnë këtë.
Unë mbaj përgjegjësinë për këtë, por edhe lojtarët duhet të pyesin në thellësi të shpirtit se çfarë po bëjnë sepse një klub si Dinamo nuk e meriton këtë”, tha Jakiroviq.
A është kjo ndeshja e fundit për Dinamon për disa lojtarë?
Nuk e di nëse kjo është ndeshja e fundit për mua. Kur të fle do të marr një vendim sepse e ndjej se jam edhe unë përgjegjës për këtë.
Gjëja më e keqe është kur thua se dikush po të shpon, por kur del në fushë, atëherë duhet të pyesësh veten pse po ndodh.
Kjo është humbja më e vështirë për mua.
Kjo nuk ka të bëjë me një marrëdhënie, kjo është një aferë. Kjo është e paimagjinueshme për mua.
Ju shqetësoi fusha?
Terreni është i njëjtë për ata dhe për ne.
Nëse nuk arrin dot në një duel, nëse nuk kalon dot askënd dhe ke gabime teknike, duhet të pyesësh veten se çfarë po bën.
Ju stërviteni çdo ditë për të qenë më të mirë, ky është mendimi im.
Lojtarët nuk mund të bëjnë më mirë se kjo, nëse nuk munden, atëherë jemi në telashe serioze.
Do të flesh dhe do të marrësh një vendim, çfarë doje të thuash me këtë?
Se do fle dhe do marr një vendim. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja.