×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Trajneri i Fernbahçes vendos për fatin e Mërgim Berishës

    Insajderi
    23 June 2022 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mërgim Berisha ka pasur një sezon shumë të vështirë, të parin për të në futbollin turk me fanellën e Fenerbahces.

    Sulmuesi nga Kosova me pasaportë gjermane zhvilloi 31 ndeshje duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në tre të tjerë në të gjitha garat, por shumicën e ndeshjeve i luajti si i inkuadruar nga banka rezervë.

    Gjiganti turk Fenerbahce mendonte për ta shitur sulmuesin shtatlartë gjatë verës, por me ardhjen e trajnerit Jorge Jesus gjërat kanë ndryshuar.

    24-vjeçari ka lënë përshtypje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Jesus ka vendosur për ta mbajtur atë sezonin e ri në Stamboll.

    Gazeta turke Fanatik ka raportuar se Berisha e ka vendin e sigurt për edicionin e ardhshëm, pasi sulmuesi kosovar luan në tri pozita të sulmit dhe kjo i përshtatet trajnerit të ri.

    Berisha luan si sulmues qendror, sulmuesit të djathtë si dhe në pozitën mbrapa sulmuesit.

    Gjithsesi kosovari ka shkëlqyer në fazën përgatitore dhe ka bindur trajnerin Jorge Jesus ta mbajë në skuadër së paku edhe për një vit. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark