Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis një etapë të re këtë muaj.
Nën drejtimin e trajnerit të ri, Alain Giresse, “Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje.
Fillimisht, më 24 mars, në “Fadil Vokrri”, Kosova e luan miqësoren e parë ndaj Burkina Fasos.
Kurse, më 29 mars, në Cyrih, poashtu Kosova luan miqësore ndaj Zvicrës.
Sot, 21 mars, trajneri Giresse do të paraqitet në një konferencë për shtyp nga ora 11:00.
Kurse, nesër, 22 mars, djelmoshat e Giresses do të zhvillojnë stërvitjen e parë për këtë vit në “Fadil Vokrri” nga ora 16:00. /insporti.com/