×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Malishevës ankohet në referim pas humbjes ndaj Llapit

    Insajderi
    27 September 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i Malishevës, Senad Alirifa është ankuar në referim pas humbjes nga Llapi.

    Malisheva ishte në avantazh prej dy golave, por në fund pësoi nga Llapit 3:2, që realizoi tri herë në pjesën e dytë. Alirifa shtoi se referimi ishte i njëanshëm dhe se disa vendime të arbitrave kanë ndikuar në rrjedhën e lojës.

    “Ne ishim më të mirë dhe dominuam në fushë deri në momentin kur pranuam golin e parë. Prej fillimit të ndeshjes, referimi ishte i njëanshëm dhe disa vendime kanë ndikuar në rrjedhën e lojës. Nuk na u dha një penallti, e cila ishte e pastër pas ndërhyrjes ndaj Hazrollajt. Djemtë treguan karakter dhe më dhimben që e humbën këtë ndeshje”, është shprehur Alirifa për “Art Motion”. /koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark