Zvicra arriti të fitojë me penallti ndaj Francës, pasi e gjithë ndeshja u mbyll me shifrat 3-3. Një ndeshje e madhe e helvetëve, me Granit Xhakën, që u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.
Zvicra e luan takimin çerekfinal ndaj Italisë me Granit Xhakën i cili do të mungojë për shkak të kartonëve.
Ish trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri ka komentuar sfidën që Zvicra e luan ndaj Spanjës, duke thënë se “Stuhia e Kuqe” është kampion, por kjo jo gjithmonë përkthehet në rezultate. Ranieri gjithashtu veçoi Granit Xhakën nga i cili tha se ka mbetur jashtëzakonisht i impresionuar.
“Spanja janë favorit ndaj Zvicrës por favoritët nuk kalojnë gjithmonë tutje. Zvicra kaloi në çerekfinale ndaj Francës duke treguar kualitet të lartë. Më ka bërë përshtypje Xhaka, të cilin unë e njoh nga përballja me Arsenalin, ai është një metronom me shumë karakter ” – u shpreh ai.
Kujtojmë që sfida Zvicër – Spanjë luhet nesër (e premte) nga ora 18:00./Insporti.com/