Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se është i etur për sfidën e re me Dardanët.
Foda në një intervistë që ka dhënë për “Kronen Zeitung” ku ka folur për kushtet që ka ekipi i Kosovës dhe synimet që ka.
“Atje ka qendrën e saj stërvitore me një fushë ekskluzivisht për ekipin kombëtar, dhe ekipet e të rinjve dhe femrat stërviten në një fushë tjetër me bar. Në ndërtim e sipër është edhe një hotel ku do të akomodohen lojtarët. Ekziston edhe një stadium i vogël me 13,000 vende që aktualisht është duke u rinovuar”, u shpreh Foda.
“Ne kemi pasur tashmë takime online dhe do të udhëtojmë shumë në javët e ardhshme për të vëzhguar dhe njohur lojtarët”, vazhdoi Foda.
Ai pritet të udhëtojë drejt Spanjës, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Turqisë dhe Zvicrës për të mbikqyrur lojtarët kosovarë ku luajnë me ekipet e tyre.
“Sigurisht që do ta shikoj edhe Ligën e Kosovës, atje ka shumë talente interesante”, tregoi ai.
Ish-trajneri i Sturm ka marrë tashmë pikëpamje fillestare të ekipit të tij në javët e fundit.
“Është një ekip emocionues dhe interesant, tani është koha për të njohur karakterin e ekipit”/
Foda ka nënshkruar për dy vite dhe tashmë ka pasur oferta të ndryshme.