FC Malisheva e ka fituar në fund ndeshjen ndaj Prishtinës.
Të mërkurën në “Liman Gegaj”, Malisheva fitoi 1:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e fitores Malisheva e shënoi në minutën e 85-të nga penalltia. Realizator ishte Ilir Mustafa.
Ndërkohë, Prishtinës në minutën e 90-të i është anuluar një gol pas rishikimit të VAR-it.
Me këtë fitore, Malisheva është ngritur në vendin e katërt me 16 pikë. Me pikë të njëjta është edhe Prishtina.