×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i ri, rezultatet e njëjta! Malisheva triumfon ndaj Prishtinës në “Liman Gegaj”

    Insajderi
    01 November 2023 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    FC Malisheva e ka fituar në fund ndeshjen ndaj Prishtinës.

    Të mërkurën në “Liman Gegaj”, Malisheva fitoi 1:0 ndaj Prishtinës, në ndeshjen që i takoi javës së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.

    Golin e fitores Malisheva e shënoi në minutën e 85-të nga penalltia. Realizator ishte Ilir Mustafa.

    Ndërkohë, Prishtinës në minutën e 90-të i është anuluar një gol pas rishikimit të VAR-it.

    Me këtë fitore, Malisheva është ngritur në vendin e katërt me 16 pikë. Me pikë të njëjta është edhe Prishtina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark