×
  • Sport
  • Euro 2024

    Trajneri i Spanjës paralajmëron lojtarët e tij, por edhe Italinë dhe Kroacinë: Duhet kemi kujdes me Shqipërinë

    Insajderi
    13 June 2024 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka mbetur edhe një ditë deri në fillim të Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ ku ndeshja hapëse do të jetë Gjermani – Skoci.

    Ndërkohë ditën e shtunë në fushë zbresin ekipet kombëtare të Grupit B si Spanja, Kroacia, Italia dhe Shqipëria.

    Ky është edhe grupi i ferrit dhe këtë e ka pranuar edhe përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente i cili ka analizuar kundërshtarët.

    “Është grupi më i vështirë i Evropianit, por prandaj jemi këtu, për t’i mposhtur më të mirët dhe më të fortët. Do të provojmë mundësitë tona. Me Italinë dhe Kroacinë jemi ndeshur në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve”.

    “Kroatët kanë ndryshuar më pak se ne dhe Italia, duke filluar nga trajneri. Vitet kalojnë për lojtarët e tyre të rëndësishëm, por ata kanë një ndjenjë të thellë patriotike”, tha de la Fuente.

    Përzgjedhësi i Spanjës ka paralajmëruar të gjithë, se duhet pasur kujdes nga Shqipëria pasi që kuqezinjtë kanë futbollistë të vlefshëm dhe një trajner të mirë.

    “Gjithmonë arrijnë të gjejnë një kohezion dhe harmoni fantastike në Kombëtare. Është mbresëlënëse që një vend aq i vogël arrin të prodhojë futbollistë të nivelit të lartë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark