Insajderi
Insporti

Trajneri polak: Shqipëria është rival i respektueshëm, por Polonia favorit në gjysmëfinale

Insajderi
20 November 2025 - 18:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trajneri polak: Shqipëria është rival i respektueshëm, por Polonia favorit në gjysmëfinale
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas shortit për play-offin e Botërorit 2026, përzgjedhësi i Polonisë, Jan Urban, ka komentuar për sfidën ndaj Shqipërisë në gjysmëfinale. Trajneri polak e konsideron shortin të favorshëm për ekipin e tij, duke theksuar rëndësinë e ndeshjes së parë si vendas.

“Nuk duhet të ankohemi, kemi short të mirë. Jemi favorit në ndeshjen e parë dhe duhet të shfrytëzojmë avantazhin e stadiumit,” tha Urban.

Ai shtoi se respekti ndaj kundërshtarëve është i rëndësishëm, por vetëbesimi është çelësi për sukses: “Respekti është gjithmonë i rëndësishëm, por duhet të kemi besim, sepse kjo na ndihmon.”

Urban theksoi se fokusi i Polonisë është tek ndeshja e parë kundër Shqipërisë, pa nënvlerësuar sfidat e mëparshme ndaj Ukrainës dhe Suedisë:

“Jemi të fokusuar vetëm në ndeshjen e parë dhe do të japim maksimumin për të avancuar drejt finales dhe një vendi në Botëror”.

Ndeshja pritet të jetë një duel i fortë, ku Polonia synon të shfrytëzojë avantazhin e stadiumit dhe statusin e favoritit, ndërsa Shqipëria do të kërkojë surprizën në gjysmëfinale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark