×
  • Sport
  • Show

    Trajneri i Prishtinës: Fitoren ia dedikojmë Stavilecit që ka probleme familjare

    Insajderi
    20 April 2016 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i klubit të basketbollit “Prishtina” Antonis Constantinides që e bëri klubin ta mbrojë titullin e kampionit në Ballkan, ia ka dedikuar fitoren, kryetarit të klubit, ministrit Blerand Stavileci.

    Por dedikimi nuk ka qenë i zakonshëm, raporton Insajderi.

    “Këtë fitore ia dedikojmë Blerand Stavilecit që po kalon nëpër probleme familjare”, ka thënë trajneri Constantinides,  gjatë një interviste për “Supesport” pas përfundimit të takimit mes Prishtinës dhe ekipit Mornar nga Mali i Zi, raporton Insajderi.

    Stavileci që drejton klubin Prishtina, nuk ka mundur të udhëtojë drejt Tivarit aty ku është luajtur finalja, dhe sipas pronocimit të trajnerit ai këtë nuk ka mundur ta bëjë pasi së fundmi është raportuar të jetë ndarë nga bashkëshortja e tij pasi është duke pasur një lidhje me një modele nga Kosova./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark