Në ndeshjet kualifikuese për kampionatin europian, Rumania ndodhet në të njëjtin grup me Zvicrën, Izraelin, Kosovën, Bjellorusinë dhe Andorrën.
Shumë pesimizëm ka në krahun e rumunëve, edhe për shkak të rezultateve të dobëta në vitet e fundit. Së fundmi ishte trajneri i njohur rumun, Marius Sumudica, i cili u shpreh se duhet të kenë kujdes edhe nga Kosova.
“Ne kemi nevojë për rezultate në nivel kombëtar. Nuk do të jetë e lehtë. Do të duhet të punojmë shumë për t’u kualifikuar. Pasi pashë gjithçka me detaje, tani kam frikë edhe nga Kosova”, tha trajneri për mediat rumune.