×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri serb i Bullgarisë “sulmon” Silvinjon për zëvendësimet: Nuk jemi amatorë, nuk jemi në luftë, duhet të luajmë futboll

    Insajderi
    17 October 2023 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i kombëtares bullgare, Mladen Krstaiç, ka dalë dje para mediave, ku ka dhënë përgjigjet e tij në lidhje me situatën në skuadrën, të ardhmen dhe miqësoren me Shqipërinë.

    Serbi zbuloi edhe një detaj për ndeshjen e nesërme në lidhje me numrin e zëvendësimeve, ku tregon se Silvinjo i ka kërkuar që të bien dakord që në këtë miqësore të lejohen 9 të tilla.

    “Trajneri i Shqipërisë më pyeti nëse mund të bënim nëntë ndryshime në ndeshje. Kjo është një ndeshje në rang kombëtaresh, jo sfidë mes klubesh”, kishte qenë përgjigjja e trajnerit të Bullgarisë, i cili foli më pas edhe për këtë miqësore dhe të ardhmen e tij në stolin e kësaj kombëtareje.

    “Sigurisht që kishim pak kohë për t’u rikuperuar nga tronditja kundër Lituanisë, vetëm dy ditë. Nuk jemi stërvitur aq shumë, psikologjikisht duhet të ngrihemi, nuk jemi në luftë, duhet të luajmë futboll. Sa i përket së ardhmes sime, unë jam këtu, siç e shihni.

    Për nesër (sot), nuk luajmë kundër amatorëve, jemi një skuadër e re që ende po zhvillohet. Shqipëria është përpara Çekisë dhe Polonisë në renditje. Nuk dua asnjë presion mbi djemtë, ndoshta mbi mua.

    Ndeshja e radhës është miqësore, pres mbështetje morale. Çfarëdo që keni, ma hidhni mua. Gjëja më e rëndësishme nuk është nëse do të qëndroj unë, por djemtë.

    Problemi nuk është Krstaiç, por që djemtë të zhvillohen. Unë flas për interesin e futbollit bullgar. Kam pasur momente të vështira edhe si lojtar edhe si trajner. Është e rëndësishme të kesh karakter, të ngrihesh.

    Në Ballkan, ne jemi njerëz të ekstremeve, njerëzit ose i ngremë lart ose i varrosim në tokë. Kam lojtarë në ekip që nuk luajnë në klubet e tyre, por nuk ka më të mirë se ata. Me kalimin e kohës do ta shihni që kisha të drejtë. Nuk është koha për të folur këtu për problemin e madh në futbollin bullgar, sepse do të duket si një justifikim.

    Shihni sa të huaj luajnë në Serbi dhe Kroaci dhe bëni llogaritë. Nëse nuk ka bullgarë që luajnë në kampionatin bullgar, është më mirë ta mbyllni atë”, tha Mladen Krstaiç, para ndeshjes miqësore me Shqipërinë/ P.Sport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark