Insajderi
Biznes

Trajtimi Inovativ i Venave në United Hospital me Ngjitës Biologjik

Insajderi
06 February 2025 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Trajtimi Inovativ i Venave në United Hospital me Ngjitës Biologjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në United Hospital, sjellim trajtimin më modern dhe të avancuar për venat e sëmura duke përdorur metodën VenaSeal. Ky trajtim realizohet nga Prof. Dr. med. Dr. Phil. Halil Krasniqi MD, PHD, MSc, MSc, DSc, DSc – një kirurg vaskular me përvojë dhe reputacion të shkëlqyer.

Çfarë është metoda VenaSeal? Metoda VenaSeal bazohet në përdorimin e një ngjitësi biologjik që mbyll venat e sëmura në mënyrë të shpejtë dhe pa dhimbje. Ky trajtim është i avancuar dhe kryhet pa prerje, pa nevojë për anestezi, dhe nuk kërkon qëndrimin në spital. Procedura zgjat rreth 50 minuta, duke e bërë atë një zgjidhje të përshtatshme për pacientët me ritme të shpejta jete ose për ata me sëmundje kronike që nuk mund të përballojnë metodat tradicionale.

Si funksionon?

  • Venat e dëmtuara mbyllen në vetëm 3 minuta përmes aplikimit të ngjitësit biologjik.
  • Brenda disa javësh, trupi i eliminon ato natyrshëm duke i shndërruar në inde normale.
  • Pas trajtimit, pacientët mund të rifillojnë aktivitetet e përditshme, përfshirë sportin, menjëherë.

Përparësitë e metodës VenaSeal:

  • Pa dhimbje dhe prerje: Nuk ka nevojë për anestezi të përgjithshme ose mjetet kirurgjikale tradicionale.
  • Pa mavijosje dhe dhimbje pas trajtimit: Pacientët raportojnë një përvojë shumë të rehatshme krahasuar me trajtimet tradicionale.
  • Rezultate të shpejta dhe efektive: Venat mbyllen në pak minuta dhe eliminohen brenda disa javësh.
  • I sigurt dhe i provuar: Ngjitësi biologjik ka më shumë se 100 vite që përdoret në mjekësi dhe ka një shkallë suksesi deri në 96%.
  • Përshtatshmëri për të gjitha moshat: Veçanërisht i dobishëm për ata që nuk mund të përdorin metoda që kërkojnë anestezi të plotë ose çorape kompresuese.

Rezultatet dhe Përvoja Pacientëve Pacientët e trajtuar me metodën VenaSeal në United Hospital raportojnë për një eksperiencë të rehatshme dhe efikase, pa asnjë shqetësim të madh gjatë ose pas trajtimit. Ata janë mirëpritur nga ekipi profesional i kryesuar nga Dr. Krasniqi, i cili ofron një kujdes të personalizuar dhe cilësi maksimale në trajtim.

Për të gjithë ata që vuajnë nga problemet e venave, metoda VenaSeal është zgjidhja më e avancuar, moderne dhe efektive, duke ofruar një çlirim të shpejtë dhe të sigurt nga shqetësimet e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark