×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Transformimi dixhital në administratën publike, mundësi e madhe për shtetet e vogla si Kosova

    Insajderi
    29 April 2021 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Blerton Abazi

    Zhvillimet më të mëdha teknologjike dhe transformiet dixhitale kanë nisur në shtet e vogla sepse kompleksiteti ëhtë më I vogël. Kosova, ka potencialin e të rinjëve profesionistë, kompanive që ofrojnë shërbime në gjithë botën për t’u bërë shembull I rajonit në processin e dixhitalizimit. Këta të rinjë dhe këto kompani, janë të gatshme për të kontribuar, mirëpo hapin e pare duhet ta bëjë qeveria.

    Dixhitalizimi I shërbimeve publike, nënkupton lehtësimin e procedurave për marrjen e shërbimeve për qytetarët, duke larguar rradhët e gjatë të sporteleve dhe duke I zëvendësuar ato me një process më të lehtë dhe më afër qytetarit. I gjithë ky modernizim I infrastrukturës, ndryshe njihet edhe si “tranformim dixhital”, në këtë rast I shërbimeve dhe administratës publike. Tema e “transformimit dixhital” ka kohë që ka arritur në sektorin privat, duke bërë që kompanitë të përfitojnë nga risitë dixhitale dhe t’i integrojnë ato në strategjinë e tyre të veprimit në mënyrë që të qëndrojnë konkuruese. Sidoqoftë, presioni po rritet gjithashtu mbi sektorin publik, i cili nuk ka më mundësi të qëndrojë në mënyra të vjetra dhe klasike të ofrimit të shërbimeve si dhe të mbyllë sytë ndaj ndryshimeve dixhitale. Në vend të kësaj, edhe ata duhet të mësojnë të përfitojnë nga teknologjitë e reja, veçanërisht për ta bërë shërbimet e tyre administrative më efikase. Në Kosovë, përundër që kemi një rritje të përdorimit të shërbimeve dixhitale nga qytetarët, e kjo rritje është më  dukshem gjatë dy viteve të fundit e ndikuar nga pandemia, megjithatë ne ende ballafaqohemi me mungesën e një sistemi të ndërlidhur që do të mundësonte interoperabilitetin e shumë sistemeve.

    Për vendet e zhvilluara transformimi dixhital është një çështje e përhershme në fushën e administratës publike dhe e cila ka filluar shumë më herët. Vende të vgogla si Estonia, janë rast të suksesshme të implementimit. Përderisa sektori publik është i përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve sot ata presin shërbime komode dhe të personalizuara dhe kjo lë të kuptojë se nuk është e mjaftueshme vetëm hartimi I proceseve ekzistuese apo edhe rregulloreve të shkruara por nevojitet një veprim konkret dhe I prekshëm nga qytetarët. Përkundër kësaj, shtete të njohura ende kanë mungesë të funksionimit të plotë të këtyre shërbimeve, siq është Gjermania e cila konsiderohet se ka një nivel mesatar deri të ulët për sa i përket depërtimit dhe dixhitalizimit në krahasim me vendet e tjera të Evropës. Kjo e vendos atë në kategorinë e qeverisjes elektronike jo të konsoliduar. Me fjalë të tjera, ka ende shumë hapësirë ​​për të përmirësuar e-qeverisjen dhe për të përdorur shërbimet e mundshme të TIK-ut në administrate publike. Kjo na kujton edhe nevojën se tranformimi dixhital nënkupton edhe ridizajnimin e shumë proceseve dhe procedurave të vendosura duke përfshirë edhe kulturën e punës gjatë ofrimit të shërbimit. 

    Për dallim nga përparësitë që sektori privat posedon dhe pavarësinë e veprimit, tek administrata publike megjithatë ekzistojnë disa sfida por të cilat janë të tejkalueshme.

    Një raport evropian tregon se deri në vitin 2025 mbi 75% e popullatës do të krijojë një llojë varësie nga proceset dixhitale dhe sfida e parë është se kjo gjeneratë nuk mund të frymëzohet nga proceset byrokratike që marrin kohë, janë të ngadaltë dhe procese jo të shpejta për shërbimin civil. Një nga sfidat e përhershme në shërbimet dixhitale mbetet mbrojtja e të dhënave dhe elementet e tjera të sigurisë.

    Shqetësimi për mekanzimin e mbrojtjes së të dhënave është evidentë dhe një nga elementet që në shumë vende të vogla si Kosova e stagnon procesin e dixhitalizimit. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që ti kushtohet vëmendje e veqantë respektimit strikt të standardeve dhe mekanzimave ligjorë të mbrojtjes së të dhënave qoftë ato kombëtare apo ndërkombëtare. Në këtë pikë, Kosova për momentin ligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave personale e ka në lexim, strategjia kombetare për siguri kibernetike është e skaduar, ndër ligji për siguri kibernetike është ende I pa miraturar, dhe këto janë vetëm disa nga problemet fillestare që mund të ballafaqohemi.

    Një faktor tjetër I rëndësishëm është edhe kostoja buxhetore që nevojitet për integrimin e një infrastrukture kaq kompekse. Procesi I migrimit të sistemeve ekzistuese edhe pse është I mundur shpesh përceptohet si një process I rëndë dhe me kosto të lartë financiar dhe I cili kërkonë kohë të majftueshem.

    Pothuajse në të gjitha vendet, sektori public konsiderohet si një sector në të cilin mungon e menduara dixhitale sepse institucionet publike karakterizohen nga një model administrativ kompleks dhe shpesh i ngadaltë, i shoqëruar nga një burokraci e lartë, prandaj ekziston rreziku që përpjekjet e dixhitalizimit të pengohen nga proceset e punës. Institucioneve më të vogla publike gjithashtu shpesh u mungon njohuria dixhitale, ndërsa institucionet më të mëdha gjithnjë e më shumë hamendësohen për nevojat teknologjike.

    Futja e teknologjive të reja mund të ndihmojë në modernizimin dhe përshpejtimin e proceseve brenda institucioneve publike dhe në mënyrë të konsiderueshme të zvogëlojë përdorimin e letrës dhe mbledhjen manuale të të dhënave.

    Sfidat kryesore që përshkruajnë një transformim të suksesshëm dixhital në sektorin publik janë:

    • Ofrimi dixhital i shërbimeve të orientuara drejt qytetarëve, siç janë ankesat e qytetarëve
    • Shfrytëzimi i teknologjisë dixhitale për të përmirësuar proceset  punës dhe të menaxhimit
    • Implementimi I një infrastrukture fleksibile, të sigurt dhe të mbrojtur
    • Trajnimi dhe Zhvillimi I shërbyesve civil brenda institucioneve publike

    Së fundmi, mundësitë e ofruara nga dixhitalizimi janë më të mëdha se barrier      at dhe nuk ka asnjë mënyrë që sektori publik të merret intensivisht me zbatimin e teknologjive të reja. Është e rëndësishme që niveli i menaxhimit në këtë pikë të jetë një rol motivues për pjesën tjetër të stafit civil dhe të jetë pozitiv në lidhje me futjen e teknologjive të reja dixhitale.

    Meqenëse sektori publik është kryesisht një ndjekës I trendeve dixhitale, ai mund të mësojë nga gabimet e implementuesve të mëhershëm dhe të përfitojë nga praktikat e tyre më të mira.

    Edhe pse në rastin e Kosovës, administrate publike vetëm ka bërë hapat e parë të transformimit, megjithatë ka ende një rrugë të gjatë për të mbuluar gjithë sektorin publik. Sistemet dixhitale të institucioneve publike në Kosovë, për momentin gjenden me një sturkturë të decentralizuar dhe mungesa e një mekanizmi monitorues dhe kontrollues është evident. Si rezultat I kësaj, në 2-3 vitet e fundit disa nga këto platforma kanë qenë cak I sulmeve të ndryshme kibernetike, apo vetë keqpërdorimit të aturozimeve nga brenda sistemi.

    Disa nga hapat urgjent që agjensinett përkatëse dhe ministritë relevante në Kosovë duhet të ndërmarrin janë:

    • Auditim I plotë I të gjitha platformave dixhitale që institucionet përdorin
    • Identifikimi I te gjitha sistemeve dhe ëebfaqeve që janë jashtë domenit qeveritar
    • Përputhshmëria e sigurisë së sistemeve me kërkesa dhe standardet institucionave (nëse ka të tilla)
    • Implementimi I mekanizmave, standardeve dhe rregulloreve ndërkombëtare mbi menaxhimin e sigurisë së të dhënave
    • Krjimi I strategjisë zhvillimore për projektet softëerike brenda institucioneve dhe vendosja e parametrave bazë të përputshërisë sistemore
    • Krijimi I strategjisë konkrete të TIK për sektorin publik, i cili tani duhet të fillojë zbatimin e teknologjive të reja, intelegjencës artificale, internet of things, AR/VR për projektet e ndryshme softëerike brenda institucioneve si dhe të përcjellë trended e ndrsyhimeve duke I përshtatur këto parametra me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare

    Këto mund të jenë vetëm hapat e parë fillestar që do të mund të orientonin transformimin dixhital drejt një ekosistemi të sigurtë për ofrimin e shërbimeve dixhitale.

    Dr. Blerton Abazi

    Profesor i Sistemeve të Informacionit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark