Lil’ Kim nuk njihet fare në një kolazh me “selfie” që postoi në Instagram ditën e dielë. Këngëtarja 41-vjeçare ka bërë një ndryshim të pamjes së saj të jashtme “alla” Michael Jackson.
Reperja shihet me një lëkurë shumë të bardhë, me hundë ndryshe dhe një parrukë me cilësi shumë më të mirë nga sa e mbante në vitin 1997.
Për ta bërë edhe më të qartë ndryshimin e saj, Lil’ Kim postoi edhe disa foto të vjetra të saj.