Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shkruar se transparenca është parimi kryesor i tij.
Ahmeti ka paraqitur grafiken nga KDI, në të cilat janë të renditura komunat më transparente në Kosovë ku Lipjani rënditet në poziten e dytë.
“Transparenca është dhe do të jetë parimi jonë i palëkundur. Këtë e dëshmon edhe Transparometri Komunal i KDI-së, që na nxjerr të dytit në nivel vendi”, ka shkruar kryetari aktual i komunës së Lipjanit.