×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tranzicioni i FSK-së sipas dinamikës së paraparë, forcoi edhe stabilitetin e vendit

    Insajderi
    18 June 2021 - 08:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar rreth tre vjet që kur institucionet e Kosovës bën hapin përpara me vendimin për të filluar procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga një mandat për mbrojtje civile e reagim emergjent në forcë mbrojtëse.

    Sidoqoftë, kjo lëvizje nga udhëheqja e Kosovës, e nxitur nga mbështetja masive e publikut, u pa me skepticizëm nga disa prej aleatëve tradicionalë të vendit, që kishin frikë se vendimi do të çonte në jostabilitet.

    Por, a pati vërtetë jostabilitet si rezultat i këtij vendimi? Përgjigjja e shkurtër është – jo.

    Kështu thuhet në një raport të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

    “Duke e parë procesin është e qartë se pasojat që disa i kishin frikë nga tranzicioni i FSK-së në forcë mbrojtëse për Kosovën ishin të ekzagjeruar – thënë më së buti – dhe duket se vendimi ishte hiç më pak a më shumë se sa një veprim i rregullt teknokratik i institucioneve kosovare.

    Disa madje mund të pohojnë se në fakt procesi i tranzicionit të mandatit të FSK-së e ka ndihmuar kohezionin shoqëror në Kosovë dhe si i tillë e ka forcuar stabilitetin e vendit. Me fjalë të tjera, diskursi shqetësues për tranzicionin e FSK-së u tregua i pabazuar dhe vendimi deri më sot ka dëshmuar më shumë përfitime se sa që pritej”.

    Publikimi identifikon të arriturat e deri tashme nga ky proces ku ndër të tjera konstaton zhvillimi i kë saj force është duke ndodhur sipas dinamikës së paraparë.

    Për më shumë, raporti gjen se tranzicioni si i tillë ka dëshmuar të ketë qenë një vendim i rëndomtë burokratik i institucioneve të Kosovës dhe se politizimi i tepërt i saj nga ana e Serbisë dhe disa vendeve skeptike doli të ishte i pabazuar.

    Po ashtu thuhet se procesi i tranzicionit të mandatit të FSK-së po ecën përpara sipas planit. Ministria e Mbrojtjes (MM) duket se po ndjekë me rigorozitet procesin e tranzicionit siç përcaktohet në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit për ndërtimin e aftësive mbrojtëse. Nuk kishte synim për ambicie të tjera ose “kërcim” nga plani fillestar;

    “Që nga viti 2018, FSK-ja intensifikoi përpjekjet e veta për të shërbyer si forcë ‘me qëllime të mira’, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Në zhvillimin e fundit, ajo dha kontribut të prekshëm gjatë katastrofës së tërmetit në Shqipëri në nëntor 2019 dhe zbarkoi misionin e parë jashtë shtetit në Kuvajt, si pjesë e kontingjentit amerikan IOWA në mars 2021;

    Tranzicioni i FSK-së nuk u shndërrua në ndonjë përshkallëzim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe trajektorja e zhvillimit të saj deri më tani nuk kontribuoi në narrativën destruktive në marrëdhëniet midis të dy vendeve;

    Skeptikët e tranzicionit të FSK-së janë dobësuar, ndërsa ata që mbështesin mandatin e ri janë fuqizuar”. /Telegrafi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark