×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Trashëgimi, gjurmë të pashlyeshme”, ambasador Qehaja i servilohet burrit të presidentës Osmani

    Insajderi
    29 December 2023 - 20:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i ka ‘thurur lavde’, Zotriut të Parë, Prindon Sadriu, i cili përfundoi mandatin si Zëvendësshef i Misionit të Ambasadës të Kosovës.

    Në postimin e faqes së ambasadës në “X”kushtuar burrit të presidentes çmohet lartë puna e tij.

    Qehaja për Sadriun tha se ka lënë gjurmë të pashlyeshme, madje nuk hezitoi ta quante edhe trashëgimi.

    “Ia urojmë gjithë të mirat zëvendësshefit të misionit, Prindon Sadriu i cili përfundon mandatin e tij në Shkup”, thuhet në postimin, ku në fotografi shihet edhe ambasadori Florian Qehaja. Përkushtimi i tij për të nxitur bashkëpunimin me vendin pritës ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Lamtumirë, dhe kapitulli juaj i ardhshëm qoftë po aq i pasur sa trashëgimia diplomatike që keni ndërtuar”, thuhet aty.

    Pas kësaj Sadriu do të vazhdojë të shërbejë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si Drejtor për NATO.

    Ndryshe Prindon Sadriut i janë mbushur 4 vite prej kur është emëruar “Ministër në Mision Diplomatik” në Maqedoni të Veriut më 15 korrik të vitit 2019. Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm të Kosovës kohëzgjatja e rregullt e shërbimit është 4 vite.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark