×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjalljen ekonomike të Janjevёs

    Insajderi
    12 September 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë muajve të fundit, Janjeva është shndërruar në një qendër të aktiviteteve të shumta edukative dhe fuqizuese, duke mbledhur vajza dhe gra të komuniteteve të ndryshme e duke i bashkuar ato me mjeshtrit e artizanatit për një qëllim të përbashkët: të ndajnë njohuritë dhe të fitojnë aftësi të reja.

    Në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore si nxitëse për ringjalljen ekonomike të Janjevёs”, financuar nga MKRS dhe Europian Union in Kosovo, dhe zbatuar nga UNDP Kosovo, pesë OJQ projektuan shumë aktivitete, si përpjekje kolektive që mblodhi mbi gjashtëdhjetë vajza dhe gra, për të zgjeruar njohuritë dhe për të zhvilluar aftësitë artizanale, duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore jomateriale.

    Programi po vazhdon të ofrojë një sërë trajnimesh, duke i pajisur ato me aftësitë që mund të përkthehen në rrjedha të qëndrueshme të të ardhurave, duke nxitur rrugën e tyre drejt pavarësisë financiare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark