×
  • Lajme
  • Lajme

    Trashja dyshohet se ka lidhje me kancerin në mitër

    Insajderi
    13 April 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trashja apo dhjambosja mund të rrisë edhe numrin e grave që diagnostikohen me kancer në mitër, ka paralajmëruar Shoqata për Hulumtimin e Kancerit në Britani.

    Shifrat e saj kanë treguar se 19 gra në çdo 100,000 në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar me këtë sëmundje në vitet 1990, ndërsa shifrat janë rritur në 29 në 100,000 në vitin 2013.

    Hulumtuesit pranojnë se lidhja midis mbipeshës dhe kancerit nuk është ende e qartë, por thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra shtesë mund të luajnë rol.

    Hulumtuesit thonë se janë të nevojshme më shumë studime.

    Ndryshe, në Britaninë e Madhe, rreth 9,000 gra diagnostikohen me kancer në mitër çdo vit dhe rreth 2,000 vdesin.

    Hulumtuesit thonë se trajtimet janë përmirësuar në 20 vjetët e fundit, duke rritur shanset për mbijetesë.

    Por, ata bëjnë thirrje për më shumë studime për të kuptuar se përse rritet numri i grave që preken nga kjo sëmundje./rel

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark