×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Tre artistë shqiptarë, udhëtarët e sistemeve të ndryshme në Poloni

    Insajderi
    02 May 2016 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Sislej Xhafa, Adrian Paci dhe Alban Muja janë bërë së bashku për të qenë përfaqësuesit e denjë të artit shqiptar në një ekspozitë që hapet javën tjetër në Poloni.

    Të tretë do të jenë udhëtarë, bashkë me artistët tjerë, në ekspozitën “Travellers” (Udhëtarët), e cila ironikisht merret me regjionet ku udhëtimi, deri vonë, ishte luks ku kishin qasje vetëm disa individë.


    Sunshade – Sislej Xhafa 

    Sislej Xhafa në këtë ekspozitë vjen me punën e tij artistike “Sunshade”, e vitit 2011-të, një punë me një ombrellë që mban mbi vete rroba të ndryshme. Vepra tregon mbi ombrellën si një simbol i pushimeve verore me çmime të ulëta për njerëzit e klasës së mesme. Xhafa ka marrë material mbi këtë punim edhe nga Lampedusa.


    My Name Their City – Alban Muja 

    Alban Muja nga Kosova ka përzgjedhur “My Name Their City” për këtë ekspozitë. Persona nga Kosova me emra qytetesh shqiptare mbajnë në duar fotografitë e po këtyre qyteteve respektive. Saranda, Miloti e Shkodrani janë vetëm disa prej emrave që tregojnë fiksimin e artistit për tu marrë me “emërimin” dhe sidomos dukurinë e vënies së emrave në këtë mënyrë. Shembull, motra e vëllezër të ndarë në dy kufijtë gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk kanë pasur mundësi ta shohin njëri tjetrin për shumë kohë.

    Paci, në anën tjetër, në ekspozitën që do të hapet me 14 maj në Zachęta – National Gallery of Art, vjen me “Column”. Videoja e famshme e artistit bën fjalë për një grup muratorësh guri kinezë që ndërtojnë një kolonë të porositur nga një bllok mermeri në barkën me të cilën do të nisen drejt destinacionit. Videoja ka një shikim kritik mbi mënyrën se si shumë njerëz e definojnë kulturën bazuar në lokacion gjeografik dhe identitet.


    Column – Adrian Paci 

    Artistët tjerë pjesëmarrës i ndihmojnë ekspozitës me hulumtimet e tyre sidomos në periudhën e mesit të shekullit 20-të e deri më sot, nga kufijtë e mbyllur të Luftës së Ftohtë e deri te kapitalizmi i dekadës së parë të shekullit 21. Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Blloku Lindor, të gjitha regjionet janë interesante në aspektin e udhëtimit, dhe vijnë në ekspozitë në trajta e mediume të ndryshme artistike.

    Adéla Babanová, Daniel Baker, Olga Czernyszewa, Wojciech Gilewicz, Pravdoliub Ivanov, C.T. Jasper & Joanna Malinowska, Irina Korina, Taus Makhacheva, Porter McCray, Ilona Németh & Jonathan Ravasz, Roman Ondak, Tímea Anita Oravecz, Vesna Pavlović, Dushko Petrovich, Janek Simon, Radek Szlaga & Honza Zamojski dhe Maja Vukoje i bashkohen treshes shqiptare në këtë ekspozitë.

    Ekspozita qëndron e hapur deri me 21 gusht në Varshavë./Kultplus.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark