Insajderi
Botë

Tre gazetarë finlandezë dalin para gjyqit për akuzën e zbulimit të sekreteve shtetërore

Insajderi
25 August 2022 - 21:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre gazetarë finlandezë dalin para gjyqit për akuzën e zbulimit të sekreteve shtetërore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre gazetarë dolën në gjyq të enjten, më 25 gusht në Finlandë me akuzën e zbulimit të sekreteve të mbrojtjes kombëtare, pas botimit të dokumenteve të klasifikuara në një artikull gazete.

Artikulli i publikuar më 16 dhjetor të vitit 2017 në gazetën e përditshme “Helsingin Sanomat” u fokusua në aktivitetet e Qendrës Kërkimore të Inteligjencës Finlandeze, një agjenci e inteligjencës ushtarake. Raporti hetimor zbuloi vendndodhjen e përafërt dhe detyrat e një njësie të inteligjencës të forcave të mbrojtjes.

Gazetarët Tuomo Pietilaina dhe Laura Halmi dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit të gazetës në atë kohë, Kalle Silfverberg, kanë mohuar akuzat.

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto tha se që nga 1 shtatori vizat turistike ruse do të reduktohen në 10 për qind të vëllimit aktual.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me dënime me burg deri në katër vjet, sipas televizionit publik finlandez “MTV”. Tre të pandehurit nuk ishin të pranishëm në Gjykatën e Qarkut të Helsinkit, por është planifikuar të dëshmojnë në fund të nëntorit, raportoi “MTV”.

Një artikull vijues i planifikuar nuk u botua me urdhër të kryeredaktorit pasi shkrimi i parë solli kritika.

Të enjten, prokurori i çështjes kërkoi heqjen nga rrjeti të versionit origjinal nga faqja e internetit e gazetës./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark