Tre këshilla për rigjenerimin e flokëve të holluar - Insajderi
×
LifeStyle

Tre këshilla për rigjenerimin e flokëve të holluar

Insajderi
24 April 2020 - 17:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Jo vetëm ju, dy në tre prej nesh po vërejnë më shumë flokë në furçat tona këto ditë.

Fatmirësisht, ekspertët thonë se identifikimi i arsyeve pse flokët tuaj janë të rralluar mund t’ju ndihmojnë t’i trashni ato, transmeton Telegrafi

Shikoni këto këshilla për rregullimin e flokëve të holluar:

Ushqime deti

Vetëm tre servione ushqimesh deti çdo javë nxit rritjen e flokëve më të trashë për 78 përqind të grave. Dermatologu Sam Kim, M.D, shpjegon se ushqimet e detit janë të pasura me yndyrna seleni, zinku dhe omega-3.

Provoni vitaminë E

Ju mund të rritni trashësinë e flokëve me 34 përqind në tre muaj thjesht duke marrë çdo ditë 0.2 gr të një vitamine E. Kjo lëndë ushqyese zvogëlon inflamacionin e kokës.

Shtesë: Vitamina E lehtëson skuqjen dhe shpejton shërimin e lëkurës së nxirë deri në 62 përqind.

Shënim: Kontrolloni me mjekun tuaj para se të vendosni.

Çaj bishtkali

Çaji i bishtkalit, i cili shijon si çaj i gjelbër i fortë, është i mbushur me silicë, një mineral ushqyes për flokët që nuk mund ta merrni në produkte të tjera. Nuk është çudi që studiuesit brazilianë thonë se pirja e dy gotave të çajit çdo ditë rrit trashësinë e flokëve dhe shkëlqimin e saj deri në 33 përqind.

Shtesë: Çaji i pasur me silicë forcon thonjtë gjithashtu, duke prerë ndarjen deri në 85 përqind.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark