Insajderi
Lajme

Tre persona kapen me drogë në veri në ora tre të mëngjesit, për njërin nga ta kishte urdhër-arrest ndërkombëtar

Insajderi
23 November 2023 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre persona kapen me drogë në veri në ora tre të mëngjesit, për njërin nga ta kishte urdhër-arrest ndërkombëtar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës orët e para të së enjtes, nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Në njoftimin e lëshuar nga PK-ja thuhet se të dyshuarit ishin në posedim të substances narkotike marihuanë dhe kokainë, shkruan Gazeta Insajderi.

Siç njofton policia, njëri nga ta kishte urdhërarrest aktiv ndërkombëtar për narkotik/laborator droge.

“Me datën 23.11.2023 rreth orës 03:15, Policia e Kosovës, konkretisht Njësia Patrulluese e Stacionit Policor Mitrovicë-veri, gjatë angazhimeve të saj në garantimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale, ka ndaluar për kontroll automjetin e tipit VW Golf, të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale m/s (N.M.) dhe pasagjerë në automjet ishin të dyshuarit me inicialet (M. T. dhe D. J.)”, thuhet në njoftim.

“Gjatë verifikimit të personave të ndaluar nga Policia e Kosovës ka rezultuar se i dyshuari me iniciale (M. T.) m/s, ka urdhër-arrest aktiv në lidhje veprën penale për narkotik/laborator droge”, vijon njoftimi.

Dëshmitë e sekuestruara janë evidentuar si ne vijim:

 sasi e dyshuar e kokainës me peshë rreth 10 gramë,

 sasi e dyshuar e marihuanës me peshë 98 gramë,

 para (kesh) 83540 dinar të Serbisë dhe 205 euro dhe

 katër (4) telefona mobilë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark