Insajderi
Botë

Tre pilotë ukrainas humbën jetën pas përplasjes së aeroplanëve stërvitor, në mesin e tyre një shumë i njohur me nofkën “Juice”

Insajderi
26 August 2023 - 18:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre pilotë ukrainas humbën jetën pas përplasjes së aeroplanëve stërvitor, në mesin e tyre një shumë i njohur me nofkën “Juice”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre pilotë ukrainas kanë vdekur pas përplasjes së dy aeroplanëve stërvitor, kanë konfirmuar forcat ajrore.

Incidenti ndodhi të premten gjatë një misioni, raporton Sky News, transmeton Telegrafi.

“Gjatë një misioni luftarak, ekuipazhet dy aeroplanëve të stërvitjes luftarake L-39 u përplasën në qiell”, thuhet në një deklaratë të Forcave Ajrore në Telegram.

“Të tre pilotët, fatkeqësisht vdiqën”.

Në deklaratë gjithashtu u tha se në mesin e të vdekurve ishte një pilot i njohur me nofkën “Juice”.

Përplasja ndodhi mbi rajonin Zhytomyr – në perëndim të Kievit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark