Insajderi
Lajme

“Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra”

Insajderi
15 May 2026 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se tre policë të NJSO-së, kanë refuzuar që të marrin pjesë mbrëmë në aksionin në Skenderaj.

Ajo thotë se si pasojë e këtij refuzimi, tre policët janë suspenduar për dy apo tre ditë nga puna.

“Kam informacion që janë tre, nëse jo më shumë, pjesëtarë të policisë së Kosovës që kanë refuzuar me ardhur në Skenderaj. Janë tre e më shumë që kanë refuzuar të marrin pjesë në aksion. Dhe ata polic janë të suspenduar sot për dy apo tre ditë. S’dua as t’i përmend sot”, ka thënë Musliu në FRONTAL të T7.

Ajo ka thënë se i di edhe emrat, por s’dëshiron që t’i përmend.

Musliu ka deklaruar se ka pasur presion të madh nga politika që policia speciale të vendosej në Skenderaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark