×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tre policët e kidnapuar nga Serbia – pritet të takohen nesër me ambasadorin Jashari

    Insajderi
    19 June 2023 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka thënë para gazetarëve ambasadori Jetish Jashari t’i vizitoj tre policët patrullues kufitar të arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në fshatin Bare në veri.

    Kurti u shpreh se vizita e Ambasadorit Jashari në burg në Kralevë është menduar për të martën e 20 qershorit.

    “Dua të pres fillimisht vizitën e Ambasadorit, Jetish Jashari në burg në Kralevë e vetëm më pas kur t’i kem të dhënat nga kjo vizitë të policëve tanë që po mbahen peng, që po mbahen rob në Serbi si hakmarrje për luftimin e krimit të organizuar, do ta marrë vendimin dhe do ta jap njoftimin për këtë”, tha fillimisht Kurti.

    Lidhur me vizitën e tre policëve, Kurti tha se ajo është menduar ditën e nesërme, teksa theksoi se do të jetë në kontakt me ambasadorin “për gjendjen e këtyre tre policëve që po mbahen peng e rob në Serbi”.

    “Vizita është menduar me sa kam informacione deri në këto momente, për ditën e nesërmen, do të jem në kontakt me ambasadorin tonë për gjendjen e këtyre tre policëve që po mbahen peng, rob ne Serbi”, tha Kurti.

    Por, sa i përket lirimit të tre policëve patrullues kufitar të Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ditën e djeshme, ka thënë se tre policët nuk janë prekur dhe nuk ju mungon asgjë, por nuk ka dhënë shenja për lirimin e tyre, pasi siç tha ai me ta do merren organet e drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark