Insajderi
Lajme

Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje në Prishtinë, Policia ua sekuestron pasaportat

Insajderi
14 June 2026 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje në Prishtinë, Policia ua sekuestron pasaportat
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitet policore kanë ndërhyrë pas raportimit për një rrahje në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, ku kanë shoqëruar tre shtetas të huaj të përfshirë në konflikt mes vete.

Sipas njoftimit të PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 04:15, në rrugën “ Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

“Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 13.06.2026-04:15. Njësitet policore pas pranimit të informatës për një rast rrahje kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur dhe shoqëruar tre të dyshuar shtetas të huaj, të cilët ishin përfshirë në rrahje në mes vete. Palët e përfshira në rast pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar, dhe në konsultim me prokurorin u janë sekuestruar pasaportat për verifikim të hyrje-daljeve dhe leje qëndrimeve të tyre në Kosovë, dhe më pas të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark