Insajderi
Aktuale

Kaq shtetas të Kosovës u larguan nga Ukraina

Insajderi
02 March 2022 - 16:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kaq shtetas të Kosovës u larguan nga Ukraina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Kosovës në Republikën Çeke, e cila mbulon edhe territorin e Ukrainës, ka njoftuar se tre shtetas të Kosovës janë larguar nga Ukraina, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, raporton Insajderi.

Ata është thënë se kanë qenë në Ukrainë për periudhë afatshkurtër për qëllime pune apo biznesi.

Qëndresa Fazliu, zyrtare për komunikim në Ministrinë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ka thënë për Gazetën Insajderi se në total, autoritetet kosovare kanë arritur të kontaktojnë me shtatë kosovarë në Ukrainë.

Katër personat tjerë – një familje katëranëtarëshe – është thënë të jetë në rrugë e sipër për të kaluar në Hungari.

Situata në Ukrainë është përkeqësuar prej sulmit rus që ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark