×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Insajderi
    27 February 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, iu është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Masa e paraburgimit të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha Gashi.

    Rikujtojmë se 30 vjeçarja, Liridona Ademaj, mbeti e vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark