Tre të plagosur nga Podujeva në Emergjencë, drejtori flet për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tre të plagosur nga Podujeva në Emergjencë, drejtori flet për Insajderin

    Insajderi
    25 October 2022 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, tha se 3 persona të plagosur janë dërguar nga Podujeva në emergjencë.

    Ai tha për Gazetën Insajderi se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkaq dy jashtë rrezikur për jetë.

    “Tre të plagosur janë, gjendja e tyre është stabile për momentin, i janë bërë ekzaminimet mjekësore, dy janë jashtë rrezikut për jetë, një është më në rrezik por në gjendje stabile”, tha ai.

    Për dallim nga Syla, Policia e Kosovës ka thënë se nga gjuajtja me armë zjarri janë plagosur 2 persona, ndërsa ende nuk ka të arrestuar.

    “Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të plagosuri janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë Borovci


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark