×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Tregimi i Adil Olluri përkthehet në gjuhën hungareze

    Insajderi
    22 August 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tregimi “Kthimi i babait” i shkrimtarit Adil Olluri është përkthyer në gjuhën hungareze.

    Tashmë ai flet edhe në gjuhën e Sandor Pëtëfit, Imre Kerteszit, Magda Szabos, Peter Esterhazyt, Laszlo Krasznahorkait e shumë krijuesve tjerë e të njohur të kësaj gjuhe dhe kulture.

    Tregimi është përkthyer nga Kristina Oravec dhe është botuar në revistën e njohur letrare “Tiszistaj”. “Kthimi i babait” në gjuhën hungareze ka titullin “Apam visszaterese”.

    Përkthimi dhe botimi në këtë gjuhë e rritë në dymbëdhjetë numrin e gjuhëve në të cilat flet “Kthimi i babait”.

    Ky tregim është pjesë e librit me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie”, i botuar për herë të parë në vitin 2013 (“Parnas”, Prishtinë), ndërsa i ribotuar në vitin 2017 (“Artini”, Prishtinë”).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark