Një aktiviste për mbrojtjen e fëmijëve të pastrehë, e cila shpëtoi një foshnje nigeriane që po vdiste nga uria, ka folur për lidhjen e saj me djaloshin i cili tashmë ka ndryshuar tërësisht pas kujdesit të ofruar nga ajo.
Anja Ringgren Loven, nga Danimarka, për herë të parë e takoi djalin dy vjeçar në jug-lindje të Nigerisë, ku ai të gjithë trupin e kishte të mbuluar me krimba dhe as nuk mund të qëndronte në këmbë.
Djaloshi ishte refuzuar nga familja e tij, të cilët e cilësonin si ‘shtrigë’. Por, ajo e mori dhe i vuri emrin Hope (Shpresë)
“Unë jam tmerruar kur e takova për herë të parë djaloshin dy vjeçar në kushte të tilla të tmerrshme”, tregon ajo.
“Unë para 20 muajve u bëra nënë dhe vetëm e mendoja fëmijën tim në atë gjendje”, përshkruan ajo takimin e parë me Shpresën.
Ajo e ka parë për herë të parë djaloshin duke qëndruar skaj një rrugice, shkruan The Independent.
Djaloshi kishte qenë i pastrehë për tetë muaj para se zonja Loven dhe ekipi i saj të shpëtonin atë. Ai u dërgua në spital dhe mjekët gjetën që ai ka fituar një sërë sëmundjesh.
“Ai mori trajtimin më të mirë që kishim mundësi t’i ofronim , dhe çdo ditë ekipi im dhe unë shpresonim se ai do të mbijetojë. Shumë shpejtë e pamë që djali është shumë i fortë, një luftëtar, dhe ia doli”,tha Loven.
Ajo ka shtuar se kur ajo dhe bashkëshorti i saj, David, morën djalin nga spitali, ishte hera e parë që ajo e pa djaloshin duke buzëqeshur.
Dy vjeçari tash e dy muaj gjendet në një shtëpi drejtuar nga fondacioni i fëmijëve në krye me udhëheqësen Loven, që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve të pa strehë./Insajderi.com