×
  • Showbiz
  • Show

    Trekëndëshi Nita-Shpati-Dea, Olta: Shpati ka qenë i seksualizuar

    Insajderi
    11 March 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej disa ditësh Nita ka pasur debate me Shpatin. Ajo ka shprehur se është ndjerë e “përdorur” nga Shpati për lojën e tij, ndaj nuk e shpëtoi në zinxhirin e nominimeve prime-n e shkuar. Situata e tyre është diskutuar dhe gjatë mbrëmjes së sotme.

    Shpati: E ndjej me afër sepse e njoh ndaj u habita. Për xhelozinë nuk  e kisha në aspektin që po afrohem me Dean. Unë me Dean e kemi pasur një prank. Këtu nuk qëndron asnjë trekëndësh. Po të ishte diçka e kisha thënë.

    Nita: Që prej momentit që ka hyrë, raporti jonë ka qenë shumë i afërt. Ai ka nxjerrë një pjesë të humorit tim brenda shtëpisë. Njeri tjetrit i shërbejmë për mirë. Unë nuk kam pëlqim për të. Thjesht është një person që më nxjerr anën time të mirë. Ai nisi të konfuzojë banorët. I kam thënë atij që nuk kam qejf të dal e përfshirë në këtë trekëndësh. Kam reaguar në këtë formë duke mos e zgjedh në zinxhirë.

    Dea: Nuk e dija që banorët e rinj mund të zgjidheshin, kam qënë afër me Maestron këtë javë sepse ka qënë i mërzitur ndaj zgjodha atë. Nuk ka një trekëndësh dashurie. Nuk e marr kaq seriozisht.Këtu brenda komentohet çdo gjë. Në bëmë një prank sikur u puthëm por kjo nuk ishte e vërtetë.

    Luizi: Dea ka shfrytëzuar Shpatin. Atij i ka pëlqyer këtë gjë, por nuk e di nëse është plotësisht i përfshirë. E mori Shpatin për dore dhe e la. Shpatit i ka pëlqyer.

    Qetsori: Mendoj se Shpati ka keqpërdoruar shakanë.

    Dea: Unë më Shpatin jemi marrë vesh shumë mirë.

    Luiz: Duke përdorur djemtë ke arritur këtu.

    Olta : Shpati ka qenë i seksualizuar. Ai sot në nominim është pikërisht prej shakasë së tij me Dean. Një veprim i tillë është bërë nga Dea, e ka përdorur Shpatin.

    Zhaklin: Nuk mendoj se ata të dy kanë shfrytëzuar njeri tjetrin . nuk mendoj se ka një trekëndësh. Mendoj se marrëdhënie të vërtetë ka mes Nitës dhe Shpatit, një shoqëri. Dea e ka treguar që ka karakter flirtues. Dinamikat aty brenda perceptohen ndryshe nga jashtë.

    Arbër: Edhe unë mendoj që historia është flluskë sapuni. Nisi si shaka dhe nuk i dhanë drejtim. Mendoj që Nita, mund ta kishte shpëtuar Shpatin për hir të njohjes që kanë jashtë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark