×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Treni del nga shinat në Egjipt, dy të vdekur dhe 16 të plagosur

    Insajderi
    07 March 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën dy persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën pasi një tren doli nga shinat në veri të Kajros të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Egjiptit.

    Treni u përplas në një platformë të stacionit të trenit në qytetin e Qalyub, tha Ministria e Transportit në një deklaratë.

    CNN raporton se rreth 20 autoambulanca kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit.

    Kamel El-Vazir, ministri egjiptian i transportit, ka urdhëruar që të formohet një komitet për të zbuluar se çfarë e shkaktoi daljen nga shinat dhe për të identifikuar përgjegjësit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark