×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Treni goditi një grua në Lakrishtë, Insajderi sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    26 March 2024 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një grua është goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës pasditen e së martës.

    Lajmin për Insajderin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    E njëjta ka thënë se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore”, ka thënë ajo.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”.

    Insajderi ka siguruar pamje nga momenti i ngjarjes, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark