Treni serb që është nisur nga Beogradi me destinacionin e fundit, Mitrovicën e Veriut po kthehet për në Beograd.
Kështu bën të ditur media serbe Tanjug, ku thuhet se të gjithë pasagjerët që ishin në këtë tren, që po rikthehej në këtë linjë pas 18 vjetësh, do të kthehen aty, ku ishin nisur, njofton Klan Kosova.
Tanjug raporton se ky vendim për kthimin e trenit është marrë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Treni që është nisur këtë të shtunë nga Beogradi është ndalur në Rashkë të Serbisë dhe nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com