Trepça ’89 ka marrë fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0.
Vendasit ishin të parët që u treguan të rrezikshëm dhe me rastin e tyre të parë gjetën golin.
Ishte minuta e 12-të e ndeshjes kur Armend Gashi realizoi për 1-0
Drita vazhdoi me sulme pasi pranoi golin, por në pjesën e parë përkundër që krijuan disa raste gola tjerë nuk pati.
Kësisoj dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me epërsinë minimale të vendasve 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë Drita u tregua e rrezikshme, por goditja e Blend Baftiut u ndal nga shtylla.
Drita vazhdoi sulmet në drejtim të portës vendase, duke krijuar jashtëzakonisht shumë.
Në minutën e 77-të fati ishte sërish me skuadrën vendase, kur goditja e Ardit Tahirit me kokë u ndal nga transversalja.
Gjilanasit patën rast të artë në minutat e fundit të ndeshjes, por goditja e Besnik Krasniqit dy herë u ndal nga mbrojtja vendase.
Me këtë fitore 89-shi ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 22 pikë, derisa Drita mbetet e dyta me 38 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 përballet me Llapin në udhëtim, derisa Drita para tifozëve të vet pret Dukagjinin. /Telegrafi/