Trepça ’89 ka njoftuar të mërkurën për transferimin e sulmuesit ganez, Ebenezer Adu-Kwaw.
Sipas njoftimit të klubit mitrovicas, Adu-Kwaw është transferuar si zëvendësues i Christian Mbas, që u transferua te Partizani i Tiranës.
“21-vjeçari vjen nga Superliga ganeze, ku ka bindur stafin për t’iu bashkuar skuadrës dhe të jetë pjesë e ‘Minatorëve’. Adu gjithashtu u paraqit në ndeshjen ndaj Llapit ku pati disa minuta në fundin e ndeshjes dhe barti numrin e paraardhësit të tij, Mba – 99”, shkruhet në njoftimin e Trepçës ’89, që po ashtu ka shtuar se mitrovicasit nuk gabojnë në zgjedhjen e sulmuesve.